Media serbe “Kurir” është frustruar duke mos duruar veprimin madhështor të djelmoshave të Kosovës që braktisen fushën në Bukuresht, pas provokimit nga tifozët rumunë: Serbia, Serbia.
Ky pamflet sulmon shtetin tonë.
“Mashtruesit! Anglezi zbuloi pse futbollistët e shtetit të Kosovës e lanë ndeshjen ndaj Rumanisë!
Pas çdo gjëje fshihet një plan sekret.
Plani i turpshëm i Kosovës fshihet pasi që duke lënë ndeshjen me Rumaninë, mendojnë se do të arrijnë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, sepse pikërisht ky është rezultati që u nevojitet për vendin e parë në grup”, shkarravit ky pamflet serb.
Sipas këtij pamfleti serb, që e ka frustruar edhe gazetari anglez Sam Street, i cli e ka shpjeguar gjithçka në llogarinë e tij në “X”.
“Kosovës i duhet të fitonte 3:0 në Rumani për të pasur shanse reale për vendin e parë në grupin e saj të Ligës së Kombeve.
Në momentin kur rezultati ishte 0:0 në minutën e 90-të, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të vazhdojnë ndeshjen.
Nëse konstatohet se Rumania është fajtore për ndërprerjen e lojës, ata do të fitojnë 3:0”, shkruan Street.