Sunday, 30. August 2026
Sport

Çeku: U mbrojt shteti i Kosovës

GS 16/11/2024 2 Min. Lesezeit

Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku, ka reaguar të shtunën për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Rumanisë e Kosovës, të premten mbrëma në Bukuresht.

Edhe ministri i sportit, e ka mbrojtur vendimin e FFK-së për tërheqje të Kombëtares i veprim i duhur dhe në mbrojtje të shtetit.

Ky është reagimi i plotë:

Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës. Racizmi nuk ka vend në sport.

E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë. Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune.

Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes.

Ne dënojmë çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe apelojmë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve.

Ofrojmë gjithashtu mbështetjen tonë të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.

Teilen: