• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos befason për të ardhmen e tij

16/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk do ta përjashtoja kurrë të bëj diçka te Real Madridi në të ardhmen”.

Me këto fjalë, Toni Kroos bëri që të shkëlqejnë sytë e miliona tifozëve merengues, ende zemërthyer nga lamtumira e tij nga futbolli, në fund të sezonit të kaluar dhe pas Kampionatit Europian.

Ish-mesfushori i klubit spanjoll dhe i kombëtares gjermane, në fakt e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i mbyllë derën një bashkëpunimi të ri: “Klubi i Real Madridit do të jetë gjithmonë i njëjti për mua.

Ishte një periudhë shumë e gjatë, shumë e madhe, shumë e mbushur me suksese dhe dashuri për Real Madridin. Do të jetë gjithmonë kështu, do të jem gjithmonë afër këtij klubi, kjo është e sigurt”.

Për momentin, Toni Kroos është tërësisht i fokusuar në jetën e tij të re dhe synime të tjera personale, pa e mbyllur megjithatë derën për të ardhmen: “Tani jam plotësisht i zënë me projektet e mia, por duke pasur parasysh marrëdhënien time me Real Madridin, nuk do ta përjashtoja kurrë të bëja diçka me klubin herët a vonë”.

Rikthimi te Real Madridi, në role të tjera, përveç atyre të futbollistit, nuk mund të ndodhë në afat të shkurtër: “Për t’u shfaqur tani në ambientet publike të klubit…, do të thoja jo. Sigurisht, nuk po them që nuk do të bëj diçka, ose nuk do të kem lidhje me Real Madridin në jetën time.

Padyshim që nuk do ta përjashtoja. Nuk e di se në çfarë roli, as nëse klubi mund ta imagjinojë apo jo, por nuk do ta përjashtoja mundësinë e kthimit te Real Madridi në një farë mënyre, herët a vonë”.

Next Post

Humbasin Barcelona dhe Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.