Sunday, 30. August 2026
Sport

Kuqezinjtë zhgënjejnë dhe me Danimarkën!

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kuqezinjtë zhgënjejnë dhe me Danimarkën!

Shqipëria U-19 është mposhtur nga Danimarka U-19 me rezultatin 1-0. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” u vendos nga goli i minutës së 37-të me autor Lund-Xhensen.

Kjo ishte sfida e dytë e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-19, që u luajt në të njëjtin stadium.

Djemtë e drejtuar nga Julian Ahmataj i kanë humbur të dyja, ndërsa kujtojmë se disfata e parë ishte përballë Izraelit me rezultatin 1 me 0.

Në grupin 11, Shqipëria dhe Irlanda e Veriut nuk numërojnë asnjë pikë pas dy raundesh. Në anën tjetër Danimarka dhe Izraeli kanë pikë të plota.

Teilen: