• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ndeshje shumë e vështirë fizikisht”, Tuci “justifikohet”: Hasa vështirësi te topat e gjatë

17/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Në vend të Manajt e Brojtës të dëmtuar e Dakut të pezulluar tekniku Sylvinho vendosi të përdorë për më shumë se 85 minuta Indrit Tucin, i cili me përfundimin e ndeshjes u shpreh se sfida ishte shumë e vështirë për shkak të dueleve fizike, teksa më tej shtoi se pati goxha probleme edhe tek marrja e topave të gjatë.

“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra,  25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë. Çekët luajnë një kundër një, dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.

Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”,- u shpreh Tuci. /i.m /abcnews.al

Next Post

Barazimi me Çekinë, Silvinjo nuk i humb shpresat: Kemi shanse për vendin e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.