Trembëdhjetë muaj! Kaq kohë ka që emri i Alfonso Devis është i lidhur me Realin e Madridit. Në muajt e parë të vitit 2024, nënshkrimi i tij për klubin e bardhë u mor si i mirëqenë. Por agjenti i tij humbi interesin dhe gjithçka u ftoh.
Reali nuk u tërhoq, por zgjodhi një strategji ndryshe. Ata i kërkuar mbrojtësit të krahut se do të duhej të priste, që të bënte të njëjtën gjë si Mbape. Kanadezi e pranoi dhe koha po i jep të drejtë. Mbrojtësi i Bajernit kërkoi një sërë kushtesh dhe tashmë e di që Madridi është i gatshëm t’i plotësojë ato dhe marrëveshja është në pritje më 2 janar 2025, gjë që bën të mundur nënshkrimin e asaj që është vendosur tashmë.
Devis e ka mbajtur premtimin e tij. Bajerni është afruar, është munduar ta joshë, ka paraqitur propozime, por asgjë. Në çdo rast, futbollisti ka parë nga ana tjetër, i bindur se opsioni më i mirë është ndryshimi i klimës dhe transferimi në Madrid.
PANORAMASPORT.AL