Sunday, 30. August 2026
Sport

Kontratë e re për Haland, Siti gati të rrisë pagën për rinovimin e bujshëm

GS 17/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti po punon për rinovimin me Haland. Që nga transferimi i tij në vitin 2022 ka bërë mjaft mirë duke u kthyer në lojtar kyç për Sitin e Guardiolës, që fitoi më pas Champions.

Erling Haland

“Daily Mirror” raporton se në Mançester janë të gatshëm ta rrisin pagën e tij javore nga 375 mijë dollarë në 473 mijë. Synim është firma deri në vitin 2029.

Kështu do të blindohej sulmuesi kryesor i skuadrës, ndërsa Real Madrid, Barcelona dhe PSG kanë shprehur interes për të.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: