Komisari teknik i Ukrainës ka përgëzuar të tijtë pas ndeshjes së barazuar me Gjeorgjinë ku të tijtë i shkuan shumë pranë fitores
. Forma e mirë e shfaqur nga të besuarit e Serhiy Rebrov do të jetë një sirenë alami për Shqipërinë, e cila pret Ukrainën në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin B1 të UEFA Nations League.
“Për fatin tonë të keq nuk mund të mbanim fitoren. Në fund kishim shans për të shënuar por nuk mundëm.
Tani po përgatitemi për një tjetër ndeshje të rëndësishme përballë Shqipërisë”, tha Rebrov.