Është një arritje e madhe, e sidomos kur vjen pas fitores së 5-të radhazi.
Pavarësisht e kishte siguruar me kohë ngjitjen për në Ligën B, të UEFA Nations League, sërisht Maqedonia e Veriut nuk është ndalur duke arritur një tjetër fitore në sfidën e fundit të fazës së grupeve, për këtë edicion.
Një gol nga “bomberi” i Girona, Bojan Miovski mjaftoi për t’i siguruar “Verdhekuqve” fitoren minimale 1-0 ndaj Ishuj Faroe, fitore që i ngjit në koutën e 16 pikëv, plot 9 më shumë se Armenia e vendit të dytë.
Këta të fundit, mundën në një përballje direkte Letoninë me rezultatin 2-1, duke e mbyllur aventurën e grupeve në vendin e dytë dhe tashmë janë në pritje për të mësuar emrin e skuadrës që do të kenë kundërshtare në raundin e radhës. /i.m /abcnews.al