Sunday, 30. August 2026
Sport

Dëmtimi i Çalhanoglu me Turqinë, Inter mëson situatën e mesfushorit

GS 17/11/2024 1 Min. Lesezeit

Interi mund të marrë frymë lirisht, të paktën për momentin. Dëmtimi i Çalhanoglu me Turqinë, në Nations League ndaj Uellsit, nuk është aq i rëndë.

eyh9en3vvkqa1-632x450

Mesfushori u largua nga fusha në ndeshjen  e ditës së djeshme, në minutën e 46-të, për shkak të një problemi fizik.

Sipas asaj që shkruajnë mediat turke dhe ato italiane, sapo Çalha të kthehet në Milano, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Ka optimizëm se ai do të qëndrojë jashtë fushave, vetëm pak ditë teksa më pas do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: