Italia u mposht me rezultatin 1-3 në “San Siro” nga Franca, në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve, duke u dorëzuar vendin e parë “gjelave”.
Të kaltrit me këtë humbje janë kthyer 41 vite pas. Italia humbi një ndeshje në shtëpi në ndeshjet zyrtare me dy gola diferencë (1-3 kundër Francës) për herë të parë që nga 15 tetori 1983 asokohe humbiste (0-3 kundër Suedisë, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian).
2 – Italy have lost a home official match by two goals (1-3 vs France) for the first time since 15th October 1983 (0-3 against Sweden in that case, in the European Championship qualifiers). Fissure.#ItalyFrance #UEFANationsLeague
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 17, 2024
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se goli i Adrin Rabiot i shënuar për 1 minutë e 59 sekonda është goli më i shpejtë i pësuar nga Italia në një ndeshje në shtëpi që kur faqja e specializuar e statistikave, OPTA, ka mbledhur këto lloj të dhënash (që nga vitit 2008).
1’59” – Adrien Rabiot’s (1:59) is the earliest goal conceded by Italy in a home match since Opta started collecting this kind of data (since 2008). Flash.#ItalyFrance #UEFANationsLeague — OptaPaolo (@OptaPaolo) November 17, 2024
PANORAMASPORT.AL