Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Rumanisë është e destinuar që të zgjasë për një kohë të gjatë.
Dardanët rrefuzuan që të luanin në një fushë ku prej minutash publiku bënte thirrje ksenofobe dhe rraciste.
Gjesti i bërë nga futbollistët dardanë ka tërhequr vëmendjen e publikut duke përmbyshur qëllimin, ekspozimin e sjelljes anti-sportive të tifozëve rumunë.
Franko Foda, në një intervistë për prestigjozen gjermane “Kicker”, trajner i Kombëtares së Kosovës që nga shkurti i vitit 2024, shpjegon pse rrezultati në fund të fundit ka pak kuptim pasi ekipi i tij u largua nga fusha për shkak të thirrjeve anti-kosovare dhe pro-serbe nga tifozët rumunë.
Foda, u futët në dhomën e zhveshjes me pëlqimin tuaj apo rrethanat ishin të tilla?
Pati incidente të ngjashme në Rumani edhe në shtator të 2023. Edhe në atë kohë skuadra shkoi në dhomat e zhveshjes, por u rikthye. Kjo është arsyeja përse Federata jonë i dërgoi një mesazh UEFA-s në prag të ndeshjes së të premtes.
Deklaratat politike dhe raciste nuk kanë vend në stadium.
Por për shkak se e gjithë kjo u përsërit, ekipi hyri në dhomën e zhveshjes dhe më shpjegoi se çfarë kishte ndodhur, sepse unë nuk e di gjuhën shqipe. Lojtarët kanë dashur të dalin sërish më pas, por edhe pse lojtarët rumunë kanë dashur të qetësojnë tifozët e tyre, vullneti ynë ishte që të luanim, por situata nuk ndryshoi dhe për këtë motiv nuk dolëm më në fushë.
Si trajner e përkrahni këtë vendimin?
Si gjerman, jam trajner në Kosovë dhe e pranoj kulturën. Unë i kuptoj ata dhe lojtarët e mi, ndaj e mbështes 100 për qind këtë vendim. Gjëja më e rëndësishme është që ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt. Dhe respekt nuk pashë atje pas asaj që më thanë lojtarët se çfarë po këndohej në shkallët e stadiumit.
Mënyra se si ju është përcjellë, a mendonin se kemi të bëjmë me fyerje raciste?
Mendoj se bëhet fjalë për krenarinë kombëtare, lojtarët u ndjenë sërish jashtëzakonisht të fyer. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e njohin historinë e Kosovës. Edhe pse Kosova është një vend i vogël – Kosova është Kosovë, të gjithë duhet ta respektojnë këtë. Të gjithë, UEFA dhe FIFA janë sigurisht kundër ksenofobisë. Por është e vështirë ta ndalosh këtë në tribuna.
Mediat rumune raportojnë se publiku ishte provokuar më parë nga gjestet e lojtarëve dhe stafit të ekipit të tyre. Mund të thoni diçka për këtë?
Jo, sepse nuk kam parë dhe dëgjuar diçka të tillë.
Procedurat disiplinore të UEFA-s kanë nisur kundër të dyja Federatave. A do ta pranonit një vlerësim të ashpër kundër Kosovës?
E them me bindje se bëhet fjalë vetëm për mesazhin që kemi dhënë në fushë, të tilla mesazhe nuk kanë vend në stadium. Bëhet fjalë për bashkëpunim dhe respek, i cili është më i rëndësishëm se rezultati.
Në fakt, futbolli shpesh ka pasur një efekt bashkue, por për momentin reflekton një situatë të vështirë që po kalon globi. A mund të ndryshojë përsëri kjo situatë?
Po, shpresoj se po. Kampionati Evropian ishte shembulli më i mirë i bashkëjetesës paqësore mes kulturave të ndryshme.
Promovimi në Ligën B është ende i mundur për ekipin tuaj.
Po, jemi në rrugën e duhur dhe shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit.