• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ofendoi shokun e skuadrës, gjobë dhe skualifikim për Bentancur

18/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Sanksioni që pritej ka mbërritur zyrtarisht. Rodrigo Bentancur, i akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit se ka bërë ofendime raciste ndaj shokut të tij të skuadrës, Son Heung-min, është pezulluar për 7 ndeshje dhe është dënuar me gjobë prej 100 mijë stërlinash.

“Rodrigo Bentancur e mohoi këtë akuzë, por komisioni i pavarur rregullator e gjeti atë të provuar dhe vendosi sanksione ndaj tij pas një seance dëgjimore”, tha FA në një deklaratë.

27-vjeçari nuk do të rikthehet në kampionat deri më 26 dhjetor, duke munguar në ndeshjet e Premierligës kundër Manchester City, Liverpool dhe Chelsea, si dhe çerekfinalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Europa League kundër Romës dhe Rangers.

Çfarë ndodhi – Gjatë një interviste për një TV uruguaian qershorin e kaluar, ish-lojtari i Juventus tha me ironi: “Soni? Mund të jetë edhe kushëriri i tij, pasi të gjithë duken njësoj”. Një shaka që nxiti menjëherë procedimin disiplinor nga Federata.

Next Post

Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova mungojnë sonte ndaj Lituanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.