Shqipëria U-21 ka mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën e Moldavisë U-21.
Ky ishte takimi i dytë miqësor në stadiumin e Vorës, pasi i pari përfundoi barazim 1-1.
Njësoj si në takimin e parë, golin e zhbllokimit të sfidës e shënoi Rashica. Lojtari i Skënderbeut gjeti rrjetën në pjesën e parë.
Ndërkohë në të dytën ishte mbrojtësi Ismaili, që shënoi fillimisht golin e dytë.
Gjithçka e vulosën para fundit Rama me golin e tretë dhe Daka atë të katërt.
Alban Bushi provoi në këto dy takime një grup të ri lojtarësh, që debutonin për herë të parë me Shpresat.