Ndërkohë që Kristjan Asllani shpreson të luajë nga minuta e parë kundër Veronës, Hakan Çalhanoglu ka besim që problemi i tij do të rikuperohet në kohë dhe mund të jetë në fushë.
Mesfushori turk ka folur nga grumbullimi i kombëtares së tij, ku vendosi të qëndronte dhe të mos rikthehej në Itali. “Dua të falënderoj presidentin e Intetit Bepe Marota për mirëkuptimin dhe të gjithë klubin.
Ata më telefonuan menjëherë mua, por edhe trajnerin tonë për të mësuar gjendjen. Vendosa të qëndroj në grumbullim, por nuk do të jem i gatshëm për sfidën kundër Malit të Zi. Ndjeva një dhimbje të vogël në ndeshjen e fundit, por nuk është asgjë serioze.
Thjesht një riaktivizim i problemit që kisha. Ndoshta mund të jem gati edhe për Veronën”, ka thënë Çalhanoglu. Mesfushori turk do të rikthehet në Itali ditën e mërkurë.
PANORAMASPORT.AL