• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria kërkon fitore ndaj Ukrainës

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Ukrainën mbrëmjen e sontme, në sfidën e fundit për Ligën e Kombeve.

Shqipëria do ta kërkojë fitoren me çdo kusht, për të shpresuar te vendi i parë në grupin B1.

Pas barazimit me Çekinë, kuqezinjtë nuk e kanë më në dorë fatin e vendit të parë, por synohen tre pikët me çdo kusht, për të shpresuar më pas në një barazim në sfidën Çeki-Gjeorgji.

Në “Air Albania”, pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar, për shkak se të dyja kombëtareve iu duhet fitorja.

Shqipëria, edhe këtë herë ka favorin e tifozëve, të cilët edhe në këtë ndeshje do e mbushin stadiumin në kapacitet maksimal, pasi biletat janë shitur të gjitha.

Duke synuar vendin e parë, Shqipëria rrezikon edhe vendin e fundit, në rast se fiton Ukraina, për shkak se të katërta kombëtaret janë afër me pikë.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut për të zbritur në Ligën C, trajneri Silvinjo është i qartë dhe në konferencën për shtyp, tha se Shqipëria futet në fushë vetëm për fitore.

Kombëtarja kuqezi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Ukrainës me rezultatin 2-1 dhe djemtë kuqezi duan të përsërisin veten.

Në prag të këtij dueli, vendi i parë mbahet nga Çekia me 8 pikë, ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me nga 7 pikë, ndërsa Ukraina renditet e fundit me 5 pikë.

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë, do të luhet në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Next Post

Lucescu vazhdon ta sulmoj Kosovën: Kam 50 vite aktivitet dhe është hera e parë që i shoh këto gjëra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.