Friday, 28. August 2026
Sport

Ilary Blasi, akuza Tottit për braktisje të vajzës së mitur

GS 19/11/2024 2 Min. Lesezeit

Historia e ndarjes dhe betejave ligjore mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasit është ‘pasuruar’ me një kapitull të ri, jo fort edukues. Madje, Blasi gjatë seancave të mëparshme ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj për çështjen që në qendër të debatit ka kujdestarinë e vajzës së saj më të vogël, Isabella, tashmë 8 vjeçe, e cila dyshohet se është lënë vetëm nga Totti në shtëpinë e tyre.

Prokuroria e Romës, në vijim të asaj që ka raportuar Blasi, hapi hetimet me hipotezën e veprës penale “braktisja e të miturit”, e dënueshme me ligj me burg nga 6 muaj deri në maksimum 5 vjet.

Gjithçka nis nga padia e Blasit, e cila akuzoi Tottin se e kishte lënë vogëlushen “vetëm në shtëpinë e babait”. Fëmija pretendohet se kishte mbetur pa mbikëqyrjen e një të rrituri, në shtëpi apo në hotel, ndërsa Totti merrte pjesë në evente sociale. Dhe të gjitha këto, pa e njoftuar Blasin. Edhe nëse Blasi do ta tërhiqte padinë ankesën, procedurat do të vazhdonin përsëri automatikisht.

Akuzat, raporton gazeta, ishin përfshirë në dosjen për çështjen e divorcit në Gjykatën e Romës. Megjithatë, avokatët e Tottit bënë të ditur gjithashtu se kur agjentët e stacionit të policisë Ponte Milvio, pas kallëzimit të bërë nga Blasi, arritën në shtëpinë ku Totti bashkëjeton me  Noemi Bocchi, në Romën Veriore, ata gjetën një dado përgjegjëse për kujdesin e vajzës së vogël.

Teilen: