Kroacia dhe Danimarka është janë skuadrat e fundit të kualifikuara për në fazën çerekfinale të ligës së kombeve.
Këto dy përfaqësuese iu bashkuan Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Gjermanisë dhe Holandës, në listën e 8 ekipeve më të mira të ligës A të këtij kompeticioni, teksa shorti për fazën çerekfinale do të hidhet në 22 nëntor.
Kroacisë i mjaftoi një barazim 1 me 1 kundër Portugalisë për të siguruar matematikisht vendin e dytë në grupin A1, pikërisht pas krahëve të kombëtares luzitane.
Zhoao Feliks kaloi në avantazh Portugalinë në pjesën e parë, mirëpo Gvardiol arriti të barazojë rezultatin në mesin e pjesës së dytë për ballkanasit, të cilët falë këtij barazimi të çmuar e mbyllën fazën e grupeve me 1 pikë më shumë në raport me Skocinë e vendit të tretë.
Kjo kombëtare ia doli të fitojë në frymën e fundit 2 me 1 kundër Polonisë, por ndonëse nuk e mori dot vendin e dytë, të paktën shmangi rënien direkte në ligën B, aty ku do të luajë në edicionin e ardhshëm Polonia e Robert Levandovskit.
Ia doli të presë një biletë për në çerekfinale edhe Danimarka në grupin A2. Nordikët mundën të marrin një barazim në Leskovac kundër Serbisë në ndeshjen direkte për vendin e dytë, pasi i pari ishte blinduar me kohë nga Spanja.
Vendasve i duhej me patjetër fitorja që të parakalonin Danimarkën. Protagonist të madh dy portierët. Kaspet Shmaikell që ndali Dushan Vlahovic dhe Petrovic bashkë me shokun e skuadrës Mitrovic që i mohuan dy herë gola të pastër miqve.
Në fund Mitrovic dhe Stojic humbën dy mundësi të arta sërish për ti dhënë suksesin vendasve. Ndeshje spektakolare në Spanjë mes kampionëve të Evropës dhe Zvicrës fituar 3 me 2 nga iberikët.
Pedri humbi një penallti në minutën e32 që u shfrytëzua nga Puinjo për të kaluar vendasit në, avantazh të cilin helvetet e neutralizuan në minutën e 63 kur barazoi Monteiro.
5 minuta më vonë Zhil riktheu avantazhin për Spanjë, por futbollisti me origjinë shqiptare Andi Zeqiri barazoi sërish shifrat për miqtë 5 minuta opera fundit me penallti. Në minutën e 3 shtesë Spanja po me penallti gjeti golin e suksesit me anë të Saragiozës.
Çerekfinalet e ligës së kombeve do të luhen marsin e vitit të ardhshëm me sistem vajtje ardhje. Katër ekipet e kualifikuara do të luajnë në një Final Four në qershor të 2025 për trofeun e ligës së kombeve./vizionplus.tv