Friday, 28. August 2026
Sport

Nuk ka falje për futbollistin e Totenhem, dënohet me shtatë ndeshje pezullim dhe 100 mijë paund gjobë

GS 19/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Totenhemit, Rodrigo Bentankur është pezulluar me shtatë ndeshje nga Federata e Futbollit për komentin racist ndaj shokut të skuadrës Heung-Min Son, në një intervistë televizive.

bentakur

Uruguaiani u akuzua nga FA më 12 shtator pasi në intervistën e tij në qershor tha kur u pyet për shokun e skuadrës:

“Të gjithë koreanët duken njëlloj”. Pavarësisht se ai i kërkoi ndjesë shokut të skuadrës, Panelit të Pavarur i Komisionit Rregullator iu kërkua ose të mbështeste akuzën e FA ose të pushonte çështjen.

Por ata vendosën që ta shpallnin lojtarin fajtor për racizëm duke e pezulluar me 7 ndeshje dhe e gjobitur edhe me 100 mijë paund.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: