• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Zonja” humb sulmin, dëmtimi i Vlahovic lë Juventus “thatë”

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është i vetmi sulmues pykë që kanë në dispozicion, mirëpo edhe ai i ka “lënë në baltë”.

Pasi humbën për një kohë të gjatë shërbimet e sulmuesit polak, Arkadiusz Milik, tashmë “Zonja e Vjetër” ka humbur edhe “yllin” serb, Dusan Vlahovic, i cili ka pësuar një dëmtim në sfidën e së hënës mbrëma të Kombëtares së tij, ndaj Danimarkës, të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës A, së Nations League.

“Bomberi” ballkanas ka pësuar një lëndim në ijë dhe paraditen e kësaj të marte i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në ambientet e klubit, ku sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, 24-vjeçari do të humbasë minimalisht dy sfidat e radhës atë ndaj Milan, në Serie A dhe Aston Villa në Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Dusan Vlahovic është golashënuesi më i mirë i klubit, me plot 9 gola e 1 asistim në 16 sfida. /i.m /abcnews.al

Next Post

U-19/ Kualifikueset e EURO 2025/ Shqipëria U-19 luan takimin e fundit të grupit ndaj Irlandës së Veriut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.