Ukraina do të hyjë në fushë në ndeshjen ndaj Shqipërisë si të jetë një ndeshje pa kthim prapa, pasi çdo rezultat veç fitores, e dënon atë që të bjerë në Ligën C në Ligën e Kombeve. Për këtë është i bindur edhe Vladimir Tsitkin, ish-portieri i njohur ukrainas e më pas edhe trajner në përfaqësueset e moshave të këtij vendi.
“Në ndeshjen e parë mes dy ekipeve, mua më pëlqyen shqiptarët për lojën e tyre të cilësisë të lartë, futbollstët e kualifikuar dhe lëvizshmërinë e tyre. Ndaj do të jetë interesante të shohim çfarë përfundimit ka arritur Rebrov pas asaj humbje dhe si do të detyrojë kundërshtarët të bëjnë gabime”, tha fillimisht ai për duelin në fjalë.
“Interesi në këtë ndeshje shtohet nga fakti se të dy palët kanë nevojë për pikë, Megjithatë, vendasit janë në një pozitë më të mirë dhe një barazim do të ishte mjaftueshëm për ta që të shmangin rënien direkte në Ligën C. Ndaj skuadra jonë do të duhet të ndërmarrë rreziqe, të tregojë cilësitë që ka në mënyrë që të kalojë këtë pengesë.
Sipas mendimit tim, ndryshimet në rreshtim në krahasim me ndeshjen ndaj Gjeorgjisë do të jenë minimale. Unë pres Gatsuliak të luajë në të djathtë të mesfushës dhe është e mundr që Roman Jaremçuk të luajë titullar. Unë i shoh shanset e kësaj ndeshje si 50-50, por unë do të dëshiroja që futbollistët e drejtuar nga Rebrov të arrijnë të sigurojnë fitoren. Në fund të fundit, është në lojë imazhi i futbollit ukrainas”, tha ai, duke folur për ndeshjen e sotme.
PANORAMASPORT.AL