Friday, 28. August 2026
Sport

Hetimi për lidhjen e Ultrasve me krimin, ja çfarë rrezikon Hakan Çalhanoglu

GS 19/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu mund të dënohet me një gjobë të rëndë dhe nga dy deri në tre ndeshje pezullim.Hakan-Calhanoglu-3-scaled-e1694869946617Kjo për shkak të marrëdhënies së tij personale me Marco Ferdico, një nga drejtuesit e Curva Nord. Ky i fundit ishte në shënjestër të hetimit “Doppia Curva”, i cili fokusoi në qendër të vëmendjes marrëdhëniet mes ultrasve, krimit të organizuar, klubeve dhe futbollistëve.

Sipas Tuttosport, prokurori Chine ka marrë të gjitha dokumentet e dobishme për të sqaruar situatën dhe së shpejti mund të shkaktohen referime për anëtarët e Interit dhe Milanit nëse ata do të konsideroheshin fajtorë se nuk kanë respektuar rregullat federale që rregullojnë marrëdhëniet me tifozët e organizuar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: