Friday, 28. August 2026
Sport

FC Prishtina njofton lëndimin e Demollit

GS 19/11/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Prishtina i dëshiron shërim të shpejt futbollistit Amar Demolli.

Klub përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar lëndimin e tij: “Shërim të shpejtë, Amar!

Demolli sot në ndeshjen kualifikuese të U19, Kosovë – Ishujt Faroe ka pësuar lëndim dhe pas kontrollit të detajuar nga Dr. Qerim Kida, është konstatuar dëmtimi i ligamentit.

Ky lëndim do të lë për një kohë jashtë fushave talentin tonë, por Amari do të rikthehet edhe më fuqishëm në mes nesh”.

Teilen: