• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ardian Ismajli bën analizën e humbjes me Ukrainën: Pjesa e parë më e dobët në këto 3 vite

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Shqipërisë, në duelin ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli, analizoi duelin e mbrëmjes së sotme, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2.

Në prononcimin e dhënë, ai ndër të tjera u shpreh: “Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara. 

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. 

Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. 

Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli. 

Next Post

“Zgjodha Kombëtaren para karrierës”, Uzuni pas humbjes: Fitorja ishte detyrim, jemi të gjithë të mërzitur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.