Friday, 28. August 2026
Sport

Mësohen oraret e ndeshjeve të Kosovës në parakualifikimet e Botërorit 2027

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Takimi i parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, kurse i dyti më 24 nëntor në Dublin.

Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Lider i grupit është Zvicra me dy fitore, kurse Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje, derisa Irlanda e fundit me dy humbje.

Të enjten do të ndeshen Zvicra me Kosovën dhe Irlanda me Azerbajxhanin, ndërsa të dielën Irlanda-Kosova dhe Azerbajxhani-Zvicra.

Dy ndeshjet e fundit për Dardanët do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas, ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.

Grupi A

21 nëntor

18:00 Irlanda-Azerbajxhani

19:30 Zvicra-Kosova

24 nëntor

11:00 Azerbajxhani-Zvicra

18:00 Irlanda-Kosova

Teilen: