• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bilanci i javëve të para te Juventus, Mota po “pushton” bardhezinjtë

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tiago Mota dhe Paulo Fonseka përballen me njëri-tjetrin pas 12 javëve “luftë” në distancë. Të shtunën në San Siro dy trajnerët e ri të Juves dhe Milanit “përplasin brirët” për të treguar se janë zgjedhjet e duhura për revolucionin dhe filozofinë për të çuar sa më lartë skuadrat e tyre. Por si është raporti i Tiago Motës deri më tani?

juventus

FILOZOFIA- Tiago Mota tregon se ka sjellë një revolucion në filozofinë e Juventusit që në dy ndeshjet e para të fituara me rezultatin 3-0 ndaj Komos dhe Veronës. Mbi të gjitha në Bentegoti, ku Juventusi bind në të gjitha aspektet, sidomos me shkëlqimin e lojtarëve të ri, përveç gardës së vjetër sigurisht. Juventusi i ri i Motës, mbron mirë, sulmon mirë dhe është i mirëorganizuar, të paktën në dy ndeshjet e para, pasi më kalimin e kohës ka disa ulje-ngritje. Megjithatë, në të gjitha rastet ka më pak frikë dhe më shumë ëndrra.

PUNA- Për të patur mbrojtjen më të mirë në kampionat, Tiago Mota ka paguar një çmim. Uljen e nivelit në lojën ofensive. Rrallë është parë Juventusi që u pa edhe në Bentegoti sa i përket “urisë” për të sulmuar në mënyrë konsistente. Pas atyre dy fitoreve te para erdhën tri barazime radhazi pa gola duke ngritur shumë pikëpyetje, por në thelb thjesht u kuptua se Juventusi vazhdon të jetë një kantier në ndërtim. Për të mos u ekspozuar shumë ndaj kundërsulmeve, Tiago Mota i ka imponuar lojtarëve një ndërtim të lojës më të ngadaltë, një lloj posedimi topi që parandalon kundërsulmet, por gjithashtu i bën të humbasin thellësinë dhe furnizimet e shpejta për Vlahoviçin dhe Jildiz. Juvja ka vetëm sulmin e pestë më të mirë në kampionat, duke shënuar 10 gola më pak se Atalanta. Juvja e Tiago Motës nuk ka sulmuar më aq shpesh dhe përballë mbrojtjeve hermetike ka pasur shumë vështirësi. Me daljen e Konseisaos në skenë, Mota ka fituar disi më shumë epërsi në fazën ofensive, por gjithsesi ka ende shumë punë për të bërë me lojtarët.

LLOGARITË- Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë deri më tani, Tiago Mota ka marrë një ekip të ri dhe po bënë një revolucion bardhezi. Deri më tani ka arritur rezultate jo të këqija. Në kampionat është vetëm 2 pikë larg nga kreu, ndërsa në Ligën e Kampioneve ka grumbulluar 7 pikë, po aq sa Mançester Siti.

SITUATA- Mota nuk ka vetëm të mira dhe të këqija prej idesë së tij, pasi është vendosur nën presion edhe nga disa kushte. Dëmtimi i Gleison Bremerit e ka lënë atë pa shtyllën e mbrojtjes, por që ka arritur ta menaxhojë mirë. Mota ka arritur të fusë te lojtarët një shpirt skuadre, një shpirt sakrifice dhe që duket se nuk i mungon në asnjë ndeshje pavarësisht rezultatit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA nis shqyrtimin e rastit Rumani – Kosovë, vendimi së shpejti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.