Friday, 28. August 2026
Sport

PSG-ja po interesohet për Edon Zhegrovën

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

I vlerësuar si Eden Hazardi i ri te Lille, Edon Zhegrova me paraqitjet e tij në këtë vit, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, e së fundit edhe të Paris St. Germainit.

Mediat në Francë, janë të sigurta për një transfer të yllit kosovar drejt kryeqytetit francez, gjatë verës së vitit 2025, me zyrtarët e klubit parisien që kanë nisur veprimet për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Shpërthimi nga krahu i djathtë i mesfushës, si një lojtar kreativ në sulm, trajneri i PSG-së, Luis Enrique raportohet të jetë një adhurues i lojës së 25-vjeçarit nga Prishtina, duke e parë atë si një opsion ideal për fazën sulmuese.

Përfaqësuesi i Dardanëve mund të luajë në të dy krahët e madje edhe si një sulmues i ashtuquajtur i rrejshëm, dhe ardhja e tij në Paris, mund ta rrisë konkurrencën në sulmin e skuadrës.

Zhegova ka kontratë me klubin e Lillet deri në vitin 2026 dhe vlerësohet me çmim prej 25 milionë euro, sipas Transfermarkt

Teilen: