Sipas Salvador Kaçajt, ish-futbollist, i cili ka dhënë kontribut edhe në Kombëtare, Sylvinho nuk grumbullon dhe aktivizon lojtarët që meritojnë, por ata që i sjell menaxheri i tij.
“Ju e dini kë ka menaxher Sylvinho. Shtrojini një pyetje Sylvinhos, cili është menaxheri juaj? Ka emër dhe mbiemër. Po të doni jua them, por të gjithë e njohin. Sa lojtarë ka ky menaxheri i Sylvinhos në ekipin kombëtar? Është shumë e turpshme, ka sjellë në kombëtare lojtarë që luajnë në kategorinë e dytë apo të tretë, sepse janë lojtarë që i menaxhon ai.
Jemi kthyer në vitet 1980. Jemi të fundit. Do të shortohemi në botëror me Andorrën, Lichtrnstienin, Bushatin e Roskovecin, me kooperativat bujqësore, pra me këtë nivel.
Kemi lojtarë për të formuar dy kombëtare, por nuk thërriten ata. Sepse menaxheri i Sylvinhos përzgjedh lojtarët e vet. Po ju marr një shembull: Gjasula shënoi me Kroacinë, ti e përjashton menjëherë. Ke një vit që thërret Abrashin, merr Hysajn akoma që për mua është turp kombëtar. Ka tri vite që e ka mbyll karrierën, i jep edhe shiritin. Lë Baren, lë Balliun, pavarësisht se ka luajtur ë dy ndeshjet e fundit. Hysaj është pleksur politikisht, ka hapur fuhatën elektorale, babai i tij është investitor strategjik në Malësi të Madhe.
E fundin Sylvinho po të kishte pak përgjegjësi kombëtaren do ta dorëzonte pas Evropianit. Në ndeshjen e turpit me Çekinë ai festonte barazimin. E pamë në pjesën e dytë e Ukrainën që nuk kishte aktivizuar që në fillim lojtarët e duhur.
Mesazhi për Dukën? Kam konflikt interesi me të. Është bashkëpunëtor i kryeministrit. Paguan me VKM qeveria rrogën e trajnerit. Të dalin e të thonë kush e ka përgjegjësinë.”