• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Last dance” i Nadal/ Legjenda e tenisit i jep fund karrierës në moshën 38-vjeçare

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo fillim e ka një fund, sado i vështirë që të jetë ai. Megjithëse e kishte paralajmëruar dhe përgatitur për këtë, Rafael Nadal nuk i fshehu lotët dhe emocionet e tij në atë që ishte ndeshja e fundit si profesionist.

Legjenda e tenisit përfaqësoi Spanjën në “Kupën Devis”, duke u eliminuar në fazën çerekfinale.

Ai vetë, tifozët, por edhe bota e tenisit do të donte një mbyllje me triumf, por asgjë nuk e zbeh karrierën spektakolare të Rafael Nadal.

“Askush nuk do të arrijë në këtë pikë. Unë nuk jam I lodhur duke luajtur tenis, por trupi im nuk pranon ta bëjë më këtë. Dhe unë duhet ta pranoj.  Dua thjesht të kujtohem si një njeri i mirë dhe si një djalosh që ndoqi ëndrrat e tij dhe që arriti më shumë nga sa kishte ëndërruar”.

Me anë të një video të transmetuar në monitorin gjigand në fushë, yje të tjerë të tenisit, mes tyre Roger Federer, Novak Gjokovic apo Serena Uilliams përshëndetën me elozhe Nadal.

Spanjolli 38 vjeçar le pas një trashëgimi suksesi, si një prej tenistëve më të mëdhenj të historisë. Kjo konfirmohet nga triumfet e tij.

Ai fitoi 22 tituj Grand Slem. Mes tyre 14 në “Roland Garros”, ku mban rekordin, që e pagëzoi edhe me emrin “Mbreti” I fushave me dhe të kuq.

I pajisur me shumë forcë dhe klas, Nadal triumfoi gjithashtu edhe në turnetë e tjerë Grand Slem, duke fituar 4 herë US Open dhe nga dy herë Umbëlldon  dhe Australian Open.

Po ashtu, tenisti nga Majorka fitoi në karrierën e tij edhe dy medalje ari olimpike si dhe pesë herë “Kupen Devis”.

Përveç sukseseve, Rafael Nadal do të mbahet mend edhe për lojërat spektakolare me rivalët e tij të mëdhenj në dy dekadat e fundit si Roger Federer apo Novak Gjokovic.

 

Next Post

Kosova braktisi ndeshjen pas thirrjeve raciste, UEFA i jep në “tavolinë” fitoren 3-0 Rumanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.