Friday, 28. August 2026
Sport

Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: Rumania do të paguajë një çmim të lartë

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

Vendimi i UEFA-s që i dha fitoren Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Kosovës, me rezultat 3-0, shkaktoi reagime të forta në shtypin ndërkombëtar.
Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: “Rumania do të paguajë një çmim të lartë”!

Rumania u gjobit me mbi 150,000 euro dhe u detyrohet të luajë një ndeshje pa shikues. Federata e Kosovës është dënuar me 6 mijë euro gjobë.

Shtypi hungarez reflektoi mbi implikimet e këtij vendimi dhe theksoi koston e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Rumune të Futbollit.

Botimi sportiv hungarez Nemzetisport me titull: “Rumania mori tre pikët, por do të paguajë një çmim të rëndë për incidentin  me Kosovën”.

“Federata u sanksionua me shtatë gjoba, në shumën totale 128 mijë euro dhe një ndeshje me dyer të mbyllura në preliminare të Kupës së Botës”.

Teilen: