• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan-Juve, me ngjyra amerikane. Pulisiç dhe Ueah premtojnë “luftë”

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristian Pulisiç (dopietë) dhe një gol nga Timoti Ueah. Asistet, si për të mos munguar asnjë element nga Milan Juve, erdhën nga Junus Musah dhe Weston McKennie. Me sa duket, sfida e dy gjigandeve të Serisë A që do të luhet të shtunën, ka nisur përtej oqeanit dhe mban ngjyrat e fanellës së kombëtares së Shteteve të Bashkuara.

dfsdfsdfdsfdsfsdfsdfsdf

Amerikanët, likuiduan me një 4-2 Xhamajkën në çerekfinalen e kthimit për Ligën e Kombeve të Concacaf (vendet e Amerikës Veriore dhe Qëndrore). Në fushë ishin katër “italianë”. Dy nga Milani (Pulisiç dhe Musah) e po aq nga Juventusi (Ueah e Mekeni). Sfida u zhbllokua nga Pulisiç me asist të Mekenit. Një goditje e numrit 11 kuqezi u devijua në mënyrë vendimtare për dyfishimin e shifrave, ndërsa Ueah shënoi golin e tretë të ndeshjes me asist të milanistit Musah. “Pokerin” amerikan e vulosi Rikoardo Pepi, autor i golit të suksesit në ndeshjen e parë.

PULISIÇ PREMTON BETEJË – Amerikanët e “Djallit” dhe “Zonjës” mbërrijnë në mbrëmjen e sotme në Milano e Torino. Që nga nesër do të punojnë më shokët për sfidën e së shtunës ku do të jenë rivalë. Pulisiç, duke folur pas ndeshjes për formën e tij, ka deklaruar: “Për mua është shumë e rëndësishme të jem mirë sepse dua të ndihmoj sa më shumë ekipin. Jo vetëm me gola dhe asistime, por me gjithçka që mundem.

Gjithmonë përpiqem të jem lider dhe të ndihmoj të fitojmë ndeshjet si në kombëtare ashtu edhe me ekipin tim të klubit. Jam i lumtur që po kam vazhdimësinë e cila më kishte munguar në sezonet e fundit. Jam mirënjohës që këtë status te Shtet e Bashkuara. Unë jam në këtë ekip prej një kohe të gjatë tashmë. Pavarësisht se 26 vjeç ja, pothuajse një veteran. Më pëlqen dhe shpresoj të jem një udhëheqës i mirë. Të njëjtën gjë po mundohem të bëj edhe tek Milani”.

UEAH SI I ATI – Nëse amerikani i Milanit është në moment të mirë, mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Timoti Ueah. Katër gola dhe një asist në pesë ndeshjet e fundit mes Juventusit dhe kombëtares e kanë kthyer në mënyrë të pashmangshme në njeriun e momenti. Aq më tepër që ndaj Milanit, Mota nuk do të ketë Dushan Vlahoviçin. Pikërisht djali i Xhorxhit (ish-sulmues i Milanit të viteve 90′) do të jetë pyka e bardhezinjve në ndeshjen e “San Siro”-s.

Momenti i tij pozitiv dhe “gjaku” i bomberit mund të jenë kriteret që do të bindin trajnerin ta rreshtojë në një rol që ende nuk e ka mbuluar në këto dy sezone të para në Torino. Timoti është gati dhe në formë. Këtë e pohoi pas sfidës me Xhamajkën kur tha: “Po kaloj një moment të mirë, por e ndjej se mund të bëj akoma më shumë. Pas këtij gëzimi në kombëtaren do të kthehem akoma më optimist te Juvja pasi të shtunën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionatin”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: Rumania do të paguajë një çmim të lartë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.