• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Qesh” përsëri Reali, një Bellingam i ri vjen nga… Anglia

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhud Bellingam ishte ai që udhëhoqi “Tre luanët” në ngjitjen në Ligën e Kombeve A. Dhe natyrisht që ai nuk e ka fshehur lumturinë e tij, që ishte zbehur jo pak në këtë sezon në Madrid.

asdadssdasdadsaasasd

“Riktheva buzëqeshjen me fanellën e Anglisë, jam shumë mirënjohës”, rrëfeu mesfushori. Megjithatë, pika e kthesës në gjendjen e tij në futboll, nisi pak më parë se të bashkohej me shokët e tij në kombëtaren angleze. Ai kishte theksuar se Ançeloti i kërkonte gjëra të ndryshme, kishte luajtur më larg portës dhe se pozicioni i tij kishte qenë i ndryshëm nga ai i sezonit të kaluar.

Të gjitha këto bënë mundësitë e tij për të arritur në zonën rivale të jenë më të kufizuara në këtë sezon. Ndërsa në sezonin e kaluar ai shënonte me lehtësi mahnitëse (23 gola dhe 13 asiste), këtë sezon atij iu desh të priste trembëdhjetë ndeshje për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Realit. Një errësirë që do të shihte dritën në fund të tunelit kundër Osasunës.

NJË NDRYSHIM I DOMOSDOSHËM – “Do të bëj gjithçka për të mirën e ekipit. Qëllimi im është të ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë”, tha Xhud përpara se të largohej drejt Anglisë. Megjithatë, realiteti i Madridit përfundoi të ishte shumë ndryshe kur u vendos që potenciali i anglezit të shfrytëzohej ndryshe, duke e aktivizuar në sektorë të ndryshëm të fushës, duke u përpjekur të gjente vendin e duhur që ai të balanconte një ekip të shkëputur. Zemërimi i tij ishte një sekret i hapur.

Por një bisedë e brendshme në Valdebebas ndryshoi gjithçka dhe u vendos të anulohej një plan që nuk kishte funksionuar siç pritej. Kështu Reali gjeti edhe një herë lojtarin me të cilin mund të ëndërronte të gjithë titujt. Gjithmonë i bindur, anglezi ndërroi pozicionet në çdo ndeshje… deri në fitoren 4-0 kundër Osasunës.

Atje filloi nga prapa sulmuesve dhe kjo shpërqendroi mbrojtësit, që hezituan, sepse nuk e dinin se e kujt ishte shenja. Përveç kësaj, hyrja e Kamavingës, i dha edhe më shumë liri. Dhe aty edhe anglezi ndihet më rehat, kur mund ta “mbysë” rivalin në vend që të presë në fushën e tij. Një tjetër ndryshim që ka përmirësuar rendimentin e mesfushorit anglez.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Një rikthim qetëson Vllazninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.