• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sane pyetet për një rikthim të mundshëm në Ligën Premier

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leroy Sane është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Bayern Munichut, pasi do të largohet në verë.

Dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal kanë qenë të lidhura me një transferim të mundshëm të sulmuesit gjerman.

Vet lojtari ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se ndihet rehat dhe janë në bisedime për kontratën e re, por ka deklaruar se e ndjek edhe Ligën Premier.

“Jemi në bisedime. Ndihem rehat në Munich. Ndihem vërtet rehat. Bisedimet janë shumë të mira. Fokusi im për momentin është vetëm te Bayerni”.

“Unë ndjek futbollin anglez dhe Ligën Premier, por tërheqja për mua qëndron në klubin ku mund të tregoj performancën time më të mirë, të zhvillohem dhe të fitoj tituj. Këtë e kam në Bayern”, deklaroi Sane.

Sane pati një periudhë mjaft të mirë sa ishte pjesë e Manchester Cityt, duke shënuar 39 gola e duke asistuar në 43 të tjerë në 135 ndeshje zyrtare para se t’i bashkohejt Bayernit në vitin 2020.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin ku ka shënuar edhe tre gola.

Next Post

Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.