• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Junajtid, Amorim befason lojtarët me… Fergusonin! Portugezi u zbuloi filozofinë e tij dhe pse kanë dështuar

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim beson se Mançester Junajtid ka dështuar gjithë këto vitet e fundit, sepse ka luajtur nën hijen e Sër Aleks Fergusonit në vend që të luante me shpirtin e tij.AMORIMTrajneri i ri i në “Old Trafford” nuk ka ngurruar të bëjë deklarata të mëdha për lojtarët në seancat e tij të para stërvitore këtë javë. Në një video të publikuar nga Junajtid të hënën, Amorim, u stërvit me kontingjentin që kishte, sepse e tij mungonin me detyrë në kombëtaren. Por “SunSport” mund të zbulojë se lojtarët janë të befasuar nga ndikimi i tij i menjëhershëm me besimin e stilit Murinjo që u ka treguar. Ferguson u largua 11 vjet më parë dhe një sërë menaxherësh, përfshirë Erik ten Hagun e shkarkuar së fundmi, nuk e kanë fituar Premier Ligën që atëherë. Një burim tha: “Ai u tha lojtarëve se menaxherët e mëdhenj nuk e kanë përsëritur suksesin e Sër Aleks, sepse ata kanë jetuar nën hijen e tij, në vend që ta bëjnë ekipin e tyre të luajë me shpirtin e tij. Edhe para seancës së parë të së hënës, lojtarët kanë qenë shumë të befasuar. Më pas, pas seancave, ata janë të mahnitur nga energjia, qasja dhe besimi i tij.

Ka nuanca të caktuara të Murinjos në mënyrën se si ai flet dhe në besimin e tij në vetvete, por stili është i tiji. Lojtarët mendojnë se ai është shumë i afrueshëm dhe se do t’i kuptojë ata. Disa prej tyre po e quajnë atë Murinjo 2.0″. Amorim u instruktua nga ishtrajneri i “Djajve” Zhoze Murinjo dhe madje pati një stazh javor në “Old Trafford” me të në vitin 2018, pak para se të përfundonte periudha e tij dyvjeçare si trajner. Murinjo ishte gjithashtu një nga telefonatat e para të Amorimit kur iu ofrua puna në Mançester, me “Special One” që e nxiti ata ta pranonte ofertën. Burimi shtoi: “Ai u tha atyre që ka parë deri më tani se talenti në skuadër është i pabesueshëm, por ata duhet të fillojnë të luajnë si ekip”.

Trajneri i ri takoi disa lojtarë në palestrën e “Carrington” javën e kaluar, me të tjerë që ishin me pushime ose me ekipet e tyre kombëtare. Ish-trajneri i Sportingut ka qenë shumë i afruar dhe dashur me lojtarët dhe u tha atyre se është e natyrshme që ai do të ketë ide të paracaktuara rreth tyre, por ata kanë kohë për të ndryshuar opinionin e tij. Në intervistën e tij të parë, Amorim u tha tifozëve se do të kishin menjëherë një ide se si ai dëshiron të luajë ekipi i tij. Junajtid renditet në vendin e 13-të, me zero diferencë golash, por vetëm katër pikë larg Çelsit të vendit të tretë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dëshmitë e gazetarit të Kosovës, godasin rëndë serbët! Reagojnë si të çartur  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.