• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Skuadrat e Premier Ligës mos ti afrohen kapitenit tonë”, Materaci: Shpresoj që një ditë Guardiola të drejtojë Interin

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marko Materaci ëndërron që një ditë Interin ta drejtojë Pep Guardiola edhe pse shpreson shumë që Inzagi të jetë si Fergusoni.materaciKush janë tre lojtarët që të kanë surprizuar më së shumti në këtë fillim sezoni në Serinë A?

Për mendimin tim surprizat e sezonit deri tani janë Tavares i Lacios, Konseisao te Juventusi dhe Turam që vazhdon të konfirmohet i rëndësishëm për Interin.

Çfarë mendon për Interin aktual të Inzagit?

Dua që ta shoh Inzagin në pankinën e Interit për shumë vite të tjera. Mund të jetë versioni interist i Fergusonit. Është këtu prej 4 vitesh pasi ka kaluar 5 te Lacio. Është një figurë e respektuar. Ka një grup lojtarësh të shkëlqyer me të cilët punon. Nëse mund të largohet, Interi duhet që të marrë në konsideratë Guardiolën. Ndoshta mund të ndryshojnë skuadrat. Në futboll nuk i dihet kurrë.

Në kë klub italian mund të shkojë Guardiola nëse largohet nga Siti?

Ai ka fituar në Spanjë, Gjermani dhe Angli. Nëse shteti i tij i ardhshëm do të jetë Italia mund të jetë Interi.

A mund ta fitojë Interi Champions-in në këtë sezon?

Sigurisht që mund ta fitojë sepse ka treguar se ka një mentalitet që funksionon në Europë. Kanë humbur një finale 2 vite më parë dhe tani atmosfera në stadium është e shkëlqyer. Mund të jetë mundësia e tyre për të triumfuar. Rivali më i madh i Interit është Siti. Pavarësisht se tani ka dëmtime, lojtarët do të rikthehen.

Kush janë klubet më të mëdha në Itali?

Kam respekt për Milanin dhe Juventusin, por klubi më i madh në Itali është Interi. Të luash me Interin është ndryshe, është një familje. Nuk është e lehtë ta shpjegosh, por kur je në atë klub e kupton. Kam qenë për 10 vite dhe nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër. A

do të kishte sukses Lautaro Martinez në Premier Ligë?

Lautaro ka fituar Kupën e Botës, Kupën e Amerikës, Serinë A dhe nuk ndalet prej 3 vitesh. Ndoshta nuk ka shënuar shumë gola tani, por ndihmon gjithmonë skuadrën. Ai mund të luajë në çdo kampionat, si në Premier Ligë dhe La Liga. Është një lojtar i nivelit botëror. Është kapiten i Interit dhe do të rikthehet më i fortë për të shënuar gol. Nëse duhet t’u jap ndonjë mesazh skuadrave të Anglisë është që të mos i afrohen kapitenit tonë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rashica kthehet, Muçi i mungon Beshiktashit në vikend

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.