Markus Turam nuk i vë limite vetes, pavarësisht faktit që ka shënuar 8 gola në këtë sezon me Interin. Mendon se si të bëjë akoma më keq.
“Duhet që të bëhem akoma më shumë një numër 9 përpara portës, të bëhem më qendërsulmues. Duhet të mësoj që të mos jem i bukur në lojë as për vete dhe as për të tjerët. Duhet të jem një vrasës përpara portës kundërshtare”, ka thënë Markus Turam.
Francezi ka folur gjithashtu edhe për të dhënat sportive dhe zbulon atë që e bën të ndihet unik.
“Është fiziku im. Ka shumë lojtarë shumë të shpejtë, por jo të fortë fizikisht. Ka edhe të tjerë të fortë, por jo të shpejtë. Unë i kam të dyja këto karakteristika dhe e di që mund të tremb mbrojtësit kundërshtarë”, tha më tej sulmuesi.
Është gjithmonë në përmirësim të vazhdueshëm, por nuk kënaqet.
“Nuk kam bërë ende asgjë. Mendoj se duhet të stërvitem më shumë, por nuk është absolutisht problem për mua. E vërteta është që e dua shumë futbollin dhe jam i lumtur kur zgjohem në mëngjes dhe shkoj në qendrën stërvitore. Jam i lumtur edhe kur futem në një stadium të madh, që e dua më shumë nga të gjithë. Kjo e bën diferencën dhe kam besim”, ka thënë Turam.
PANORAMASPORT.AL