• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetari rumun i del në mbrojtje Kosovës, ia tregon turpin rumunëve

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari dhe komentues sportiv rumun Narcis Drejan ia bëri të qartë popullit të tij dhe tifozëve që ditën e ndeshjes Rumani – Kosovë provokuan keq shtetin e Kosovës dhe popullin në tërësi.  

Thirrjet “Kosova është Serbi” dhe “Serbi, Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ndeshjes Rumani – Kosovë zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Bukuresht. Jo vetëm kaq por është vërshëllyer edhe himni dhe janë hedhur sende të forta në fushë.

E gjitha kjo në mënyrë të përsëritur detyroi kapiteni e Kosovës Amir Rrahmani që në minutat shtesë të ndeshjes kur rezultati ishte 0-0 të thotë “mjaft” dhe të tërheqë ekipin në dhomat e zhveshjes.

Drejan thotë se nuk mund të këndosh “Serbi, Serbi” para një populli të masakruar nga Serbia në stilin mesjetar, vetëm 25 vjet më parë.

“Një tufë banditë, shumë me precedentë penalë, mendojnë se është mirë të marrësh një shtet që kaloi tmerret e luftës”.

Pas kaq ditësh, UEFA vendosi dje në favor të Rumanisë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës të premten e kaluar, duke i gëzuar rumunët me një fitore me rezultat zyrtar, 3:0.

E ky vendim u kundërshtua fuqishëm nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv – CAS në Lozanë,.

Next Post

​Një tjetër basketbolliste nga Kosova kalon në Washington State University

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.