• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Liverpooli kërkon sulmuesin e Interit

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool është i bindur se ylli i Interit, Marcus Thuram mund të jetë sulmuesi ideal për të forcuar skuadrën e Arne Slot dhe mund të përpiqet ta tundojë atë me një ofertë fitimprurëse pavarësisht hezitimit të tij të dukshëm për t’u larguar nga Interi.

Thuram iu bashkua “Nerazzurrëve” si një lojtar i lirë në verën e vitit 2023 dhe që atëherë është shndrruar në një nga sulmuesit më të mirë në Serie A, me kombinimin e tij të forcës, ritmit dhe përfundimit që në mënyrë të pashmangshme bie në sy të disa klubeve nëpër Evropë.

Megjithatë, 27-vjeçari kohët e fundit pretendoi se e do stadiumin ku po luan aktualisht, por Liverpool ende beson se ata mund të kenë kartat e tyre për të luajtur për të bindur sulmuesin të ndryshojë mendje.

Sipas “calciomercato.com”, thashethemet e fundit rreth interesimit të Liverpool-it për Marcus Thuram u konfirmuan pasi ‘Reds” do të shqyrtonin nëse do të bënin një lëvizje konkrete për të joshur lojtarin të transferohet në “Anfield” duke i ofruar atij një pagë dukshëm më të lartë se 6 milionë euro në sezon.

Arritja e një marrëveshjeje me Interin për ish-sulmuesin e Borussia Monchengladbach do të ishte pjesa më e lehtë e negociatave, pasi “Reds” thjesht mund të nxisin klauzolën e lirimit prej 85 milionë euro të përfshirë në kontratën e Thuram.

Next Post

Lajmi mirë nga infermieria e Interit, Calhanoglu s’ka dëmtim serioz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.