• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Historia e Figos te Reali dhe rekordi që mund të thyejë vetë, flet Luis Enrique

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Figo ishte protagonist, në sezonin 2000/01, i një prej kapitujve më polemikë në historinë e futbollit botëror, kur ndërroi fanellën e Barcelonës me atë të Realit të Madridit. Ky moment u kujtua së fundmi nga Luis Enrique, i cili e përjetoi nga afër atë ngjarje.

“Figo ishte si një vëlla për ne, por një vëlla i vërtetë. Ai ishte lojtari ynë më i mirë dhe po shkonte te Reali i Madridit,” tha trajneri aktual i PSG-së në një program televiziv, përpara se të përshkruante takimin e parë me portugezin si lojtar i “los Blancos”.

“Camp Nou” është një stadium ku zakonisht arrin gjysmë ore më herët dhe është gjysmë bosh. Kur dalim për nxehje, ka pak njerëz. Atë ditë, 45 minuta para ndeshjes, ishte plot e përplot. Kur po bënim nxehje, nuk mund të dëgjonim as njëri-tjetrin,” tregoi Enrique.

“Më kujtohet që i thashë Pitu dhe Pepit (Guardiola): ‘Është e pamundur të humbim.’ Ishte një energji frikësuese. Puyi (Puyol), një Puyol i ri, por që tashmë ishte një bishë, ishte ngarkuar të markonte Figon. Dhe, megjithëse nën atë presion që as mund ta imagjinoja, Figo ishte lojtari më i mirë i Realit të Madridit. Por ne fituam ndeshjen, sepse ishte e pamundur të mos e fitonim,” kujtoi ai.

 

Edhe vetë Luis Enrique ka qenë lojtar i të dyja klubeve, pasi u bashkua me katalanasit në sezonin 1996/97, pas pesë sezonesh te Reali i Madridit. Duke iu përgjigjur me ironi pyetjes për mundësinë që të drejtojë një ditë Realin, ai tha:

“Mendoj se nuk ka pasur kurrë dikë në histori që ka qenë lojtar i Barcelonës dhe Real Madridit, dhe trajner i Barcelonës dhe Madridit… mund të thyej një rekord.”

 

 

Next Post

Të kënaqur me rezultatet, Federata Gjermane ka gati propozimin e ri për trajnerin Nagelsmann

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.