Thursday, 27. August 2026
Sport

Të kënaqur me rezultatet, Federata Gjermane ka gati propozimin e ri për trajnerin Nagelsmann

GS 22/11/2024 2 Min. Lesezeit

Julian Nagelsmann ka rinovuar kontratën me kombëtaren gjermane 19 prillin e kaluar. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e bëri këtë të ditur përmes një komunikate zyrtare:

“Julian Nagelsmann do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares gjermane edhe pas Evropianit që do të zhvillohet në shtëpi. Kjo u vendos njëzëri nga asambleja e përgjithshme e DFB-së. Kontrata e re e trajnerit 36-vjeçar do të zgjasë deri në përfundimin e Kupës së Botës FIFA 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.”

Nagelsmann kishte nënshkruar fillimisht një kontratë deri në përfundimin e EURO 2024.

Ky është një vlerësim për punën e shkëlqyer që ai ka bërë deri më tani. Kombëtarja gjermane ka shënuar përmirësime të dukshme muajt e fundit: një episod kontrovers e eliminoi nga Evropiani në çerekfinale kundër Spanjës, ndërsa në Ligën e Kombeve dominoi grupin që përfshinte Holandën, Hungarinë dhe Bosnjën.

Sipas “Bild”, DFB është tashmë e gatshme t’i propozojë një tjetër zgjatje të kontratës për të punuar së bashku deri në vitin 2028, dhe Nagelsmann duket i prirur të pranojë ofertën.

Teilen: