• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria humbet thellë ndaj Austrisë

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll per meshkuj u mund thellë 99-63 nga Austria në ndeshjen e fazës para-eliminatore të Kampionatit Botëror 2027.

Sfida e luajtur në sallën sportive Dhimitraq Goga në Durrës u dominua gjatë gjithë kohës nga kundërshtarët austriakë.

Miqtë u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e kontrolluar ndeshjen. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj ishin të pafuqishëm të përballonin ritmin e diktuar nga miqtë, që e merituan fitoren dhe kryesojnë Grupin C.

Për Shqipërinë kjo është humbja e dytë në grup pas asaj ndaj Armenisë në shkurt të këtij viti.

Për pasojë, kombëtarja kuqezi ndodhet e fundit në grupo, ndërkohë që dy takimet e radhës do t’i luajë në shkurt të vitit të ardhshëm, por gjasat për kualifikim janë të pakta.

Next Post

Rodri flet haptazi: Real Madridi është klubi më i mirë në histori, nder nëse të duan në ekip…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.