Thursday, 27. August 2026
Sport

Rodri flet haptazi: Real Madridi është klubi më i mirë në histori, nder nëse të duan në ekip…

GS 22/11/2024 1 Min. Lesezeit

Rodri fitoi “Topin e Artë” 2024 duke lënë pas Viniciusin e Realit i cili konsiderohej nga të gjithë si futbollisti që do të triumfonte.rodriNë një intervistë të gjatë për mediumin “El Larguero”, mesfushori spanjoll u pyet se çfarë do të bënte nëse madrilenët do të ishin të interesuar për shërbimet e tij.

“Nëse më thërret Real Madridi? Natyrisht, kur të thërret Real Madridi, klubi më i mirë dhe më i suksesshëm në histori, është një nder. Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje”, ka thënë Rodri për mediumin El Larguero.

Mesfushori aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i ligamentit ACL dhe është nën kontratë me Mançester Sitin deri në vitin 2027.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: