• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja nuk grumbullohet për Brendtfordin, trajneri i Evertonit zbulon planin që ka për sulmuesin kuqezi

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sean Dyche është optimist që Armando Broja është afër debutimit me Evertonin. Klubi me bazë në Liverpool, po përpiqet të përshpejtojë rikthimin e sulmuesit të huazuar nga Chelsea pas dëmtimit.

Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të afatit kalimtar, por nuk ka luajtur ende pas një dëmtimi në tendinë të pësuar gjatë përgatitjeve parasezonale, që ndërpreu një transferim të planifikuar tek Ipswich.

23-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Brentfordit, por mund të luajë me ekipin U-21 për të rikuperuar gjendjen fizike.

Deklarata e trajnerit Dyche për Brojën:

Me disa lloj dëmtimesh mund të mendosh: ‘Pse nuk rikthehet?’ Por në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm sepse është dëmtim në tendinë. Ai ka bërë mjaft stërvitje me ne dhe nuk mund të simulojmë ndjesinë e një ndeshjeje, ndaj preferoj që të luajë për U-21 sepse është më afër një ndeshjeje reale. Jemi duke diskutuar hapat e ardhshëm. Ka pasur një javë të fuqishme dhe një rehabilitim të mirë, ndaj shpresojmë që kjo të na lejojë ta përshpejtojmë rikthimin e tij”.

Evertoni ka një opsion për ta blerë Brojën në mënyrë të përhershme verën e ardhshme dhe ka nevojë urgjente për forcim në sulm. Dyche shpreson që lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe Youssef Chermiti, një tjetër sulmues që nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të dëmtimit, të jenë të gatshëm para Krishtlindjeve.

Next Post

Shorti i ‘play off’-it, me fat për Kosovën, përballë përfaqësueses nordike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.