Thursday, 27. August 2026
Sport

LIVE SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Rrotullohen goglat, skuadrat do të mësojnë fatin e tyre në këtë kompeticion

GS 22/11/2024 1 Min. Lesezeit

Në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s po hidhet shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve.liga‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025. Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova e cila u rendit në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, pas Rumanisë.

Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku do të ndeshet me njërin nga shtetet që përfunduan në vendin e tretë në grupet e Ligës B.

LIVE SHORTI

LIGA C/D
Vazo 1 – Letoni, Luksemburg
Vazo 2 – Maltë, Gjibraltar

LIGA B/C
Vazo 1 – Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
Vazo 2 – Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni

LIGA A/B
Vazo 1 – Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
Vazo 2 – Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë

ÇEREKFINALE
Vazo 1 – Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
Vazo 2 – Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci

https://www.uefa.com/uefanationsleague/draws/2025/2001940/

Në përditësim…

PANORAMASPORT.AL

Teilen: