Thursday, 27. August 2026
Sport

Shorti i ‘play off’-it, me fat për Kosovën, përballë përfaqësueses nordike

GS 22/11/2024 1 Min. Lesezeit

Sot u hodh shorti për ndeshjet e ‘play-off’-it në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar tashmë kundërshtarin. Fati deshi që Kombëtarja e Kosovës të shortohet përballë Islandës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.

Islanda përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve, pas Uellsit dhe Turqisë.

Islanda në letër është kundërshtari më i lehtë, ndërsa zë vendin e 70-të në renditjen e FIFA.

Image

Teilen: