• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Titulli i Premier Ligës, Arsenali i Artetës duhet të frymëzohet nga Aleks Fergusoni

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur shanset ktheheshin kundër tyre, Mançester Junajtidi i Sër Aleks Fergusonit zakonisht gjente një mënyrë. Vetëm dy skuadra në historinë e Premier Ligës janë përmbysur një disavantazh nga kreu prej tetë pikësh pas 11 ndeshjeve dhe në fund kanë fituar titullin: Blekbërni në 1994/95 dhe Junajtidi në 2002/03 dhe 2008/09.artetaKëtë sezon, Arsenali e gjen veten nëntë pikë larg në të njëjtën fazë, duke dashur të bëjë atë që asnjë skuadër e Premier Ligës nuk e ka bërë ndonjëherë dhe ngritur trofeun e tyre të parë në kampionat që prej “Të pamposhturve” në vitin 2004. Ues Braun ishte pjesë e të dyja atyre skuadrave të Mançesterit që bënë ato përmbysje të mrekullueshme, një periudhë e rrallë në mandatin e Sër Aleks, ku ai ishte ndjekësi dhe jo dominues.

Në vitin 2003, Junajtid përfundoi pesë pikë përpara Arsenalit. Në vitin 2009, ata u renditën katër pikë më shumë se Liverpuli. Në fund të fundit, sprinti i tyre i fortë në vijën e finishit ishte i mjaftueshëm për të fituar në fotofinish. Braun tha për “SunSport”: “Para së gjithash, menaxheri është shumë i rëndësishëm. Ai është ai që i mban të gjithë stabël dhe të qetë. Ai ju jep besimin. Sër Aleks jo domosdoshmërish bërtiste. Ai do të shikonte atmosferën dhe do të përpiqej të nxirrte më të mirën nga ju në këtë mënyrë. Dhe pastaj, u takon lojtarëve që të vazhdojnë. Ne kishim disa karaktere të mira dhe të gjithë u besuam lojtarëve rreth nesh që do të jepnin shembull. Ne kishim qenë atje, e bëmë.

Njerëzit të shohin se fiton ligën dhe mendojnë se ke qenë i shkëlqyer. Nuk ishim gjatë gjithë kohës, por në njëfarë mënyre ne fituam. Ne gjithmonë do të kishim dikë që ishte në zjarr, zakonisht një sulmues. Ai do të shfrytëzonte një shans dhe do të shënonte dhe do t’i ngrinte të gjithë dhe dalëngadalë besimi do të kthehej”. Në 2002/03 ishte Rud van Nistelroi personazhi në fjalë. Ai shënoi 25 gola të Premier Ligë atë sezon, duke gjetur rrjetën në secilin nga tetë takimet e fundit, duke kaluar përfundimisht Arsenalin e Arsen Vengerit.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kishte mosmarrëveshje me trajnerin Rangnick, dorëhiqet presidenti i federatës në Austri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.