• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampionati i ri i futsallit, FSHF fton ekipet të marrin pjesë

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edicioni i ri i Kampionatit Kombëtar të Futsallit, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të ngrejë siparin gjatë muajit dhjetor. Aplikimet për t’u bërë pjesë kanë nisur dhe Federata e Futbollit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë me ekipet e tyre në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në Futsall.

Ky kampionat do të jetë i veçantë, pasi këtë sezon do të aplikohet skema e “Final 4”. Ekipi kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Futsal Champions League.

Gjithashtu, FSHF ka hapur aplikimet për organizimin e kampionatit U-19 dhe kampionatit të vajzave në Futsall.

Kampionati i grupmoshës U-19 është i domosdoshëm për vazhdimësinë dhe në të ardhmen synohet krijimi i ekipit Kombëtar të Futsallit U-19. Ekipi kampion i këtij kampionati do të marrë pjesë në UEFA Youth Futsal Champions League.

Edhe kampionati i vajzave në Futsall ofron një mundësi të rëndësishme, pasi në të ardhmen synohet krijimi i ekipit Kombëtar për vajza në Futsall.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e email-it: [email protected] .

Next Post

Shorti i Nations League/ Kosova do të ndeshet me Islandën në play-off

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.