• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pesë çifte në qendër të mbrojtjes, por Milani luan pa titullarë

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi në mes të nëntorit, por nuk mund të thuhet se reparti mbrojtës i Milani ka gjetur stabilitetin e duhur. Përkundrazi. Si dëshmi e këtyre të dhënave, mund të theksohet se Paulo Fonseka ka përdorur pesë palë të ndryshme qendërmbrojtësish, si për shkak të zgjedhjes teknike, ashtu edhe për probleme që lidhen me dëmtimet (Çau dhe Gabia mbi të gjithë).

sdfsdfdsfsdfdsf

Nuk është përdorur ende vetëm një kombinim, përkatësisht dyshja Çau-Gabia, pikërisht sepse kur njëri ishte në dispozicion, tjetri ishte në infermierinë. Në vijim janë statistikat dhe sa pikë secila nga çiftet ka marrë me Milanin, pa dallim mes Serisë A dhe Champions-it. Dyshja që është aktivizuar më shumë është Tomori-Gabia me 3 fitore dhe 2 humbje në bilancin e saj.

SHKAK-PASOJË – Pra, çfarë po kërkon Fonseka nga qendërmbrojtësit e tij? Duke parë ndeshjet dhe deklaratat e trajnerit, sigurisht që synon qetësi, gjakftohtësi dhe absolutisht asnjë nxitim apo ngut. Leximi i saktë i situatave të ndryshme dhe aftësia për të ruajtur linjën difensive. Pavloviç është ai që vuan pasojat për momentin. Serbi, pas një starti premtues, ka qenë në pankinë në vazhdimësi. Edhe Fikajo Tomori, një pikë kyçe në sezonet e kaluara, bëri disa thirrje në stol në krahasim me atë që ishte mësuar.

dfgfdgfdgfgdfdgfdgfdg

Dhe rrjedhimisht kjo është arsyeja pse Çau dhe Gabia, më pak shpërthyes, por shumë më të aftë në mbrojtje, u përdorën më shpesh. Ndeshja ndaj Juves mund të jetë opsion për një eksperiment taktik, ndaj nuk do të ishte çudi që të shikonim një tjetër dyshe në prapavijë si për të konfirmuar tezën e Fonsekës që ende nuk e ka një dyshe titullarë në prapavijë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Esat Mehmeti ia përplas fytyrës rumunit Rica Raducanu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.