• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Materazzi kërkon të bëjë paqe me Zidane: Nuk kam folur me të që nga finalja e Botërorit 2006

23/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Marco Materazzi, ka patur një karrierë të bujshme teksa ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka një medalje të Kupës së Botës, por ai gjithmonë do të mbahet mend për incidentin në finalen e Botërorit 2006.

Goditja me kokë që i dha atij Zinedine Zidane në ndeshjen e tij të fundit rezultoi me karton të kuq për francezin në atë që ishte një pamje që mbeti në kujtesën e tifozëve të futbollit.

Materazzi ka deklaruar se ai ka shumë respekt për Zidanen dhe ka thënë se nuk ka asnjë problem me legjendën franceze.

“Nuk kam folur me Zidanen që nga ajo ditë. Nuk e kam bërë më parë dhe nuk e kam bërë që atëherë. Ne asnjëherë nuk kemi pasur kontakte. Ai është një legjendë e futbollit dhe gjithmonë e kam respektuar si lojtarë. Për më shumë, si trajner, ai gjithashtu ka fituar tri Ligë të Kampionëve radhazi me Real Madridin.

Nuk po kërkoj për arsyetime sot, por do të isha i lumtur të kisha një bisedë me të. Edhe pse shumë vite kanë kaluar, nuk do të kishte problem”, ka thënë ai në një intervistë për Lucky Block.

Ai konfirmoi historinë e cila u shpërnda anembanë botës brenda disa orësh.

“Ky episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finale në Berlin, mes përleshjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij dhe unë i thashë jo, dhe se do të preferoja motrën e tij.

Ai më pas u kthye dhe reagoi siç e mbajnë mend të gjithë. Unë kurrë nuk e kam parë Zidanen përsëri”, ka thënë Materazzi.

Next Post

Në Itali janë të bindur, Asllani nesër do të jetë titullar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.