Thursday, 27. August 2026
Sport

Mirlind Daku, dedikim prekës për Martinin

GS 22/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku ka arritur të gjejë dy herë rrjetën në ndeshjen e sotme në kampionatin rus, ndërsa skuadra e tij, Rubin Kazan fitoi me rezultatin 3-0 përballë Akron Togliatti.

Sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 10-të dhe të 20-të, ndërsa golat ia kushtoi 14 vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën para pak ditësh në mënyrë tragjike.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrijë në parajsë”, shkruan sulmuesi kuqezi.

 

Teilen: